Kontrolli i Shëndetit të Organizatës


Kontrolli i Shëndetit të Organizatës është produkt unik i kompanisë tonë, përmes të cilit e kontrollojmë perfomrancën e organizatës tuaj, me qëllim të gjenerimit të një pasqyre të detajuar të proceseve të biznesit, në disa aspekte. Ky kontroll është i bazuar në orientimin e organizatës, te rolet dhe përgjegjësitë, koordinimin dhe kontrollin, lidershipin, inovacionin, kapacitetet e organizatës, motivimin dhe ambientin e punës. Pra, duke i vlerësuar rezultatet finale dhe praktikat që ju i zbatoni, do ta kuptoni shëndetin e organizatës tuaj, në përgjithësi. Ky proces realizohet duke i shpërndarë pyetësorët OHC në formë elektronike, në nivele të ndryshme të organizatës, me qëllim të përfshirjes të të gjithë akterëve në proceset ditore. Nga këto rezultate e gjenerojmë një raport të detajuar përmes kësaj platforme të automatizuar. Pyetësorët janë adaptuar në bazë të praktikave më të mira menaxheriale, nga autorë të njohur dhe konsulentë menaxherialë të cilët e rekomandojnë këtë formë vlerësimi e cila ofron rezultate të sakta të performancës së organizatës tuaj.

Pra, përmes kësaj platforme ne ju mundësojmë që të bëni krahasimin e nivelit të performancës në bazë të praktikave më të mira, të gjeneroni rezultate krahasuese ndërmjet ekipeve, dhe nxitni çështje apo tema të caktuara për diskutim.

Na Kontaktoni

Be Consulted
Be Responsible

St. Ahmet Gashi
Kosovë, Prishtinë 10000

tel. +38345885533

m. contact@bconsulted.al